Nga Qendra ditore për të moshuarit tek bujtinë për studentë e amfiteatër – Halil Kastrati jep lajmin e madh për rajonin e Prizrenit
Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se kanë vendosur gurthemelin e selisë qendrore të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në Prizren, që pritet të jetë një vatër humanizmi dhe shërbimi për mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Kastrati në një postim në Facebook ka publikuar fotografi, se si do të duket kjo qendër në Prizren.
Objekti do të përfshijë qendër ditore për të moshuarit, kuzhinë humanitare, bujtinë për studentë, amfiteatër e zyra.
Lexoni të plotë postimin:
LAJM I MADH – E NISËM!
Me emër të Zotit, sot filluam ndërtimin e një ëndrre që e kemi pritur 8 vite!
Vendosëm gurthemelin e selisë qendrore të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në Prizren një vatër humanizmi dhe shërbimi për mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Ky objekt do të përfshijë:
Qendër ditore për të moshuarit
Kuzhinë humanitare
Bujtinë për studentë
Amfiteatër dhe zyra
Faleminderit Komunës së Prizrenit, kryetarit Shaqir Totaj dhe gjithë asamblesë Komunale për përkrahjen!
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!. /Telegrafi/


