Please enter at least 3 characters.

Nga Paris Hilton e Kim Kardashian deri te Desiree Cordero – femrat e njohura që kanë pasur lidhje me Ronaldon (Foto)

2016/09/CristianoIrina.jpg

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë e mediave rozë të martën, pas raportimeve se është në lidhje me modelen spanjolle, Desiree Cordero.

Mediat kanë raportuar se superylli i Real Madridit dhe bukuroshja janë në një lidhje dashurie qe një muaj, ndërsa janë njohur përmes rrjeteve sociale.

Desiree Cordero thuhet se është e dashura e re Cristiano Ronaldos.

Desiree e ka përfaqësuar Spanjën në Miss Universe gjatë vitit 2014 në Shtetet e Bashkuara, ku u pozicionua në vendin e dhjetë.

Nga ana tjetër, deri më tani, 31-vjeçari ka pasur një numër të madh partneresh, teksa lidhja e tij më afatgjate ishte me rusen e bukur, Irina Shayk.

Ronaldo ishte për pesë vite i lidhur me Irina Shayk.

Po ashtu, kem raportuar se CR7 ka pasur edhe të njëjtën të dashur me mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemaili.

Porse ndër bukuroshet që përmenden si femrat me të cilat ka pasur lidhje dashurie, janë edhe Paris Hilton e Kim Kardashian.

Telegrafi jua sjell më poshtë përmes fotografive disa prej femrave të njohura që kanë spekuluar të kenë pasur lidhje romantike me Ronaldon. /Telegrafi/

Gemma Atkinson

Kim Kardashian

Bipasha Basu

Karina Ferro

Imogen Thomas

Jordana Jardel

Mia Judaken

Nereida Gallardo

Lucia Villalon