Nga oferta e rëndësishme te biseda me të – Mourinho flet për dështimin e transferimit të Rodrit te Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, zbuloi se kishte zhvilluar bisedime me mesfushorin spanjoll Rodri për ta bindur atë të transferohej në Santiago Bernabeu, por kishte dyshime për transferimin e tij.
30-vjeçari së fundmi përfundoi një transferim marramendës nga Manchester City te rivalët e përbetuar të Real Madridit, Barcelona dhe Mourinho ka zbuluar situatën me të.
"Po, fola me të personalisht disa herë dhe Real Madridi i bëri një ofertë shumë të mirë. Mendoj se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Cityn. Pa negociuar me Cityn, klubi kontaktoi Rodrin dhe i bëri një ofertë të rëndësishme. Rodri kishte dyshime, hezitoi... dhe dyshimet e Rodrit krijuan dyshime edhe për mua", shpjegoi fillimisht Mourinho.
🚨💣 José Mourinho: “I personally spoke to Rodri a couple of times. Real Madrid made him an IMPORTANT proposal”.
“But then… Rodri had doubts. His doubts created doubts in me about signing him”, told @elchiringuitotv. pic.twitter.com/I66kB5aniI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2026
"Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ishte shumë profesional me ne, nuk kam asgjë negative për të thënë. Por Real Madridi është një klub me një status që nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë për këtë”.
“Ti e kontakton dhe lojtari të pyet: "Kur duhet të iki?". Ky është pak a shumë koncepti. Rodri ishte shumë profesional me ne; i uroj gjithë të mirat. Jo shumë të mirat, sigurisht. Por i uroj gjithë të mirat".
Mourinho këmbënguli më tej se mungesa e Rodrit nuk është një keqardhje dhe se ai ka shumë mundësi në skuadrën e Real Madridit për t'u mbështetur.
“Jo, nuk më mungon Rodri. Ne kemi zgjidhje, kemi cilësi, kemi lojtarë që mund t’i shikosh dhe t’i analizosh bazuar në atë që kanë bërë, por më pëlqen të mendoj se kam aftësinë t’i përmirësoj lojtarët. Se një lojtar që është kështu sot mund të jetë një lojtar tjetër nesër”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/


