Nga niveli i pestë francez në debutim ëndrrash në Ligën e Kampionëve: Youssoupha Mbodji, dy gola për histori
Mbrojtësi 21-vjeçar senegalez, Youssoupha Mbodji, ka bërë një debutim fantastik në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola për Slavia Pragën në barazimin 2-2 ndaj Bodø/Glimt, në "Fortuna Arena" të Pragës.
Mbodji, i transferuar këtë verë nga FC Vysočina Jihlava, mori fanellën me numër 12 të legjendës sengaleze El Hadji Malick Diouf, që dikur launte te klubi çek, dhe luajti si titullar për herë të parë në këtë garë madhështore.
Ai shënoi golin e parë në minutën e 23-të pas një harkimi të saktë nga Lukas Provod, ndërsa gjeti rrjetën përsëri në minutën e 74-të për të rikthyer epërsinë për vendasit.
Pavarësisht paraqitjes brilante të Mbodjit, Bodø/Glimt barazoi rezultatin në fund, duke e bërë ndeshjen emocionuese dhe të paharrueshme për mbrojtësin senegalez
Rrugëtimi i Mbodjit drejt futbollit elitar evropian
Mbodji, produkt i Akademisë së PSG-së në Senegal, ndërsa në Francë kaloi fillimisht në Championnat National 3, niveli i 5-të i futbollit francez, për klubin Evian Grand Genève FC.
Pas një sezoni premtues, ai kaloi te FC Vysočina Jihlava në Çeki, që luan në nivelin e dytë çek, ku spikati me paraqitjet e tij. Vetëm pas disa ndeshjesh, Mbodji u transferua te Slavia Pragë, duke bërë hapin e madh drejt futbollit elitar evropian. Slavia pagoi 1.5 miion euro për të.
Një talent me perspektivë të lartë
Mbodji ka treguar që në fillim pjekuri taktike dhe aftësi për të luajtur në të dy krahët. Performanca e tij në debutimin në Ligën e Kampionëve tregon se ai mund të ndjekë hapat e bashkatdhetarëve të tij të mëparshëm si Abdallah Sima dhe El Hadji Diouf, të cilët përdorën Slavia Pragën si trampolinë për t’u shfaqur në ligat kryesore evropiane.
Ky debutim ëndrrash e konfirmon Mbodjin si një nga talentet më premtuese të klubit çek dhe një lojtar me perspektivë për të ardhmen e futbollit evropian. /Telegrafi/


