Please enter at least 3 characters.

Nga mos kujdesi i Komunës, rrezikohet jeta e qytetarëve në lagjen Ulpiana

2020/02/unnamed-6.jpg

Pranë parkut të Ulpianës në Prishtinë, ndodhet një parking, një pjesë e të cilit është i pambrojtur dhe ka një lartësi mbi dy metra, ku rrezikohet jeta e qytetarëve.Kur dihet se në këtë pjesë shëtisin dhe luajnë shumë fëmijë të kësaj lagjeje, mos vendosja e mbrojtëseve në këtë pjesë, rrezikon jetën e fëmijëve, të cilët mund të bien, duke u rrezikuar seriozisht jeta e tyre.Banorët thonë për KP se kjo hapësirë ka qenë pa mbrojtëse çdoherë dhe kritikojnë Komunën e Prishtinës që nuk ka ndërmarr asnjë veprim për ta bërë këtë pjesë të Ulpianës të sigurt.Ata thonë se nga frika se fëmijët e tyre mund të pësojnë më të keqen, nuk guxojnë t’i lënë vetëm në park asnjëherë.Ashtu siç shihet në foto, lartësia është e madhe, mbi dy metra dhe mundësia që të rrëshqitet nga pjesa e lartë është shumë e madhe, pasi veç mungesës së mbrojtëseve, aty nuk ka asnjë shenj që paralajmëron rrezik.E rreziku i madh është gjatë kohës së mbrëmjes, pasi që kjo pjesë nuk mund të vërehet.