Please enter at least 3 characters.

Nga fillimi i këtij viti, mbi katër mijë shoferëve u është ndaluar vozitja

2023/03/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat në trafik në të kundërtën do të mund të mbeten pa patentë shofer.

Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Gjatë periudhës kohore Janar – Qershor të këtij viti, 4116 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Ndërsa sipas njoftimit të policisë 1,2751 shoferëve u janë vendosur pikë negative./Telegrafi/