Nga dita e hënë, tërheqja e dokumentit të shtetësisë bëhet në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga dita e hënë, 17.08.2026, do të ndryshohet lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.
Zyra do të vendoset në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, kati parë, e cila gjendet në rrugën “Luan Haradinaj”, lokacioni: https://maps.app.goo.gl/9cpMYrsupZZmrfjv9?g_st=am.
Në njoftim thuhet se ndërrimi i lokacionit është bërë me qëllim të ndarjes së kësaj zyre nga objekti i Divizionit për të Huaj dhe krijimit të hapësirave më të përshtatshme për qytetarët të cilët drejtohen për të marrë shërbime.
“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më efikase, Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar stafin mbështetës, që shërbimet të jenë më efikase dhe të zvogëlohen radhët e pritjes. Njëkohësisht Ministria e Punëve të Brendshme ju bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre duke aplikuar edhe Online përmes platformës E-Kosova”, thuhet tutje. /Telegrafi/


