Please enter at least 3 characters.

Nga Burgu i Lipjanit te përballja me të kaluarën, së shpejti në “Rrugëtimi” rrëfimi i Jehona Krasniqi-Morina

Ka histori që të tronditin për atë që ka ndodhur, por ka edhe histori që të frymëzojnë për mënyrën se si njeriu zgjedh ta vazhdojë jetën.

Në episodin e pestë të podcastit “Rrugëtimi”, mysafire është Jehona Krasniqi-Morina, ish e burgosur në Burgun e Lipjanit, e cila rrëfen për përballjen me dhimbjen, me kujtimet e luftës dhe me procesin gjyqësor që ka rikthyer në sipërfaqe plagë të vjetra.

“Në atë moment m'u duk qe i gjithë burgu ra mbi mua”, thotë ajo, teksa kujton një nga momentet më të rënda të jetës së saj.

Por ky nuk është vetëm rrëfim vuajtjeje. Është rrëfim guximi, dinjiteti dhe drejtësie.

Krasniqi-Morina thotë se nuk kërkon hakmarrje, por “dënimin e merituar” dhe një mesazh për secilin që ka keqpërdorur pushtetin mbi të pambrojturit.

Në këtë episod, ajo flet për burgun, për familjen, për nënën, për jetën pas luftës dhe për forcën që dhimbjen ta kthesh në pikënisje të re.

Episodi 5 i “Rrugëtimi” së shpejti në Telegrafi. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com