Nga 1 korriku nis grumbullimi i mbeturinave në 22 fshatra të Komunës së Podujevës
24/06/2026
Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët, duke filluar nga data 1 korrik do të bëhet grumbullimi i mbeturinave në 22 fshatra të Komunës së Podujevës.
Sipas njoftimit të drejtorit të Shërbimeve Publike, Bahri Selimi ky ndryshim synon për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin të shërbimeve për qytetarët.
Komuna ka bërë të ditur se për detajet lidhur me këtë proces do të prezantohen përmes një videoje informuese, kurse për informata më të detajuara lidhur me këtë proces, do të jepen njoftime të reja në postimet e radhës./Telegrafi/


