Please enter at least 3 characters.

Neymari ripërsërit lëndimin që ia humbi paraqitjen në Kupën e Botës

2019/01/Neymara.jpg
272:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Neymar of Paris Saint-Germain reacts during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Neymar ka pësuar një lëndim gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Kupës së Ligës.

Sulmuesi brazilian është lënduar në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Strasbourgut.

Në minutën e 60 futbollisti u dëmtua dhe më pas u zëvendësua pas rekomandimit të mjekëve të skuadrës franceze. Ai u largua duke qarë prej fushës gjersa u zëvendësua nga Diaby.

Në fakt, bëhet fjalë për ripërsëritjen e lëndimit të sezonit të kaluar, i cili bëri që të mos arrinte në Kupën e Botës.

Thomas Tuchel, trajneri i kampionit të Francës, pranoi në fund të ndeshjes se lojtari është i shqetësuar dhe ka dhimbje.

"Neymar është i shqetësuar, unë nuk mund të flas me të, sepse është në spital. Është e njëjta këmbë e lëndimit të mëparshëm, të metatarsalit të pestë", tha gjermani.

Ndryshe, PSG ka njoftuar përmes një deklarate për media se ende nuk dihet shkalla e lëndimit të lojtarit të tyre. /Telegrafi/