Please enter at least 3 characters.

Neymar do të ketë klauzolë lirimi pas sezonit të ardhshëm

2019/05/Neymari10.jpg
291:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 28: Neymar of Paris Saint-Germain celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group C match between Paris Saint-Germain and Liverpool at Parc des Princes on November 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli brazilian, Neymar mund të jetë i lirë të largohet nga Paris Saint-Germain në verën e vitin 2020 për një klauzolë lirimi më të ulët.

Neymar u transferua para dy vitesh nga Barcelona për një shifër rekord botëror transferimesh prej 222 milionë euro.

Megjithatë, ylli brazilian ka dështuar t'i ndihmoj parisienët të fitojnë trofe evropianë dhe situata e tij nuk ka qenë aspak e qetë.

Klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij duke dashur ta transferojnë, por braziliani nuk kishte ndonjë klauzolë lirimi në tri vitet e tij të para në Parc des Princes.

Por, kjo situatë do të ndryshojë pas sezonit 2019/20 dhe Neymar do të ketë çmim për tu larguar nga kryeqyteti francez.

Sipas gazetës Mundo Deporivo, ylli i PSG-së do të ketë një klauzolë lirimi prej 170 milionë eurosh që do të hyjë në fuqi pas sezonit të ardhshëm.

Kjo mund të shikojë Neymarin të largohet në drejtim të Real Madridit, ndërsa në rast se kjo nuk ndodh atëherë klubet e Ligës Premier janë në pritje gjithashtu. /Telegrafi/