Please enter at least 3 characters.

Neymar: Do ta ndihmoj Mbappen, sikurse që bëri Messi me mua

2017/10/messi-56.jpg

Neymar ka thënë se do ta ndihmojë shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappente Paris Saint-Germain, sikurse që ka bërë as Messi me të kur ishte te Barcelona.

PSG ka shënuar fitore me rezultat 4-0 ndaj Anderlechtit, me gola e Mbappe, Cavani, Neymar e Di Maria.

Goli i Mbappes, ishte i teti në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ndërsa klubi mori fitoren e 11-të, në 12 ndeshje, përfshirë Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve.

Messi dhe Neymar te Barcelona

Neymar ka folur për formën e Mbappes dhe për ndihmën që do t’i jap francezit sikurse që kishte bërë Messi me të te Barcelona.

"Do të sillem me Mbappen, sikurse që ka bërë Messi me mua”.

"Dua ta ndihmoj atë. Ai është mik i imi”, ka thënë Neymar.

Neymar dhe Mbappe te PSG

PSG do të kthehen të luajën në Ligue 1 në ndeshje me Marseille. /Telegrafi/