New York Knicks shpallen kampionë të NBA pas 53 vitesh
New York Knicks janë kampionët e rinj të NBA-së. Të udhëhequr nga një Jalen Brunson i jashtëzakonshëm, skuadra nga “Big Apple” mposhti San Antonio Spurs me rezultat 94:90 në ndeshjen e pestë të finales dhe siguroi titullin e parë kampion pas 53 vitesh pritje.
Brunson ishte heroi absolut i mbrëmjes, duke realizuar 45 pikë dhe duke vendosur një rekord të ri të klubit për numrin më të madh të pikëve të shënuara nga një lojtar i Knicks në një ndeshje të finaleve të NBA-së.
Ylli i New Yorkut e mori ekipin mbi supe në pjesën e dytë, ku realizoi 29 nga 45 pikët e tij, duke përmbysur një ndeshje që në shumë momente dukej se po shkonte në favor të Spurs.
FOR THE FIRST TIME IN 53 YEARS, THE KNICKS ARE NBA CHAMPIONS 🏆
New York defeats San Antonio 4-1 in the NBA Finals, capturing their third championship in franchise history! pic.twitter.com/i1gmntBe06
— NBA (@NBA) June 14, 2026
Ai e mbylli sfidën me 14 realizime nga 27 tentativa, katër treshe, 13 gjuajtje të sakta nga vija e lirë, si dhe shtoi tre kërcime, tre asistime dhe dy vjedhje topi.
Knicks patën vështirësi të mëdha në pjesën e parë, duke realizuar vetëm 37 pikë dhe duke vuajtur përballë mbrojtjes së fortë të San Antonios. Victor Wembanyama dominoi nën kosh me pesë bllokime vetëm në pjesën e parë, ndërsa Spurs shkuan në pushim me avantazh.
Full extension by Wemby! https://t.co/C6HwL7iCJXpic.twitter.com/Z4cTDmHWLA
— NBA (@NBA) June 14, 2026
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit. Brunson filloi të marrë kontrollin e ndeshjes, duke shënuar vazhdimisht në momentet vendimtare dhe duke rikthyer Knicks në garë.
San Antonio pati gjithashtu një paraqitje të shkëlqyer nga talenti i ri Dylan Harper, i cili realizoi 25 pikë, më së shumti në karrierën e tij, ndërsa Wembanyama e mbylli sfidën me një paraqitje solide në të dyja anët e parketit.
3 straight buckets by JALEN BRUNSON 🙌
He's got 15... New York is on a 10–2 run on ABC! pic.twitter.com/6cNZEFS9Ew
— NBA (@NBA) June 14, 2026
Megjithatë, as performancat e tyre nuk mjaftuan për të ndalur Brunsonin. Në minutat e fundit, organizatori i New Yorkut realizoi pikët vendimtare që i dhanë epërsinë ekipit të tij, ndërsa Knicks ruajtën avantazhin deri në sirenën përfundimtare.
San Antonio’s ball movement leads to Wemby’s EMPHATIC FLUSH 💥
Every Spur on the floor touched the ball! pic.twitter.com/K1HdWLgXAt
— NBA (@NBA) June 14, 2026
Me këtë triumf, New York Knicks rikthejnë trofeun Larry O'Brien në qytet për herë të parë që nga viti 1973, duke i dhënë fund një pritjeje 53-vjeçare dhe duke shkruar një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e klubit.
JALEN BRUNSON GIVES NEW YORK THE LEAD.
HE'S GOT 45 POINTS FOR THE KNICKS.
KNICKS LEAD WITH UNDER A MINUTE TO GO. pic.twitter.com/8BYdDUEnbh
— NBA (@NBA) June 14, 2026
Në qendër të festës ishte Jalen Brunson, njeriu që me 45 pikët e tij hyri përgjithmonë në historinë e Knicks dhe të NBA-së. /Telegrafi/


