Please enter at least 3 characters.

Neville zgjedh portierin më të mirë në botë

2017/03/portieret.jpg

Phil Neville e ka zgjedhur David De Gean si portierin më të mirë në botë.

Legjenda e Manchester United ka zgjedhur fjalët më të mira për portierin spanjoll të ish-skuadrës së tij.

Sipas Neville, De Gea është portieri më i mirë në botë, pasi ai nuk po sheh asnjë para spanjollit.

“Nuk po shoh asnjë më të mirë”, ka thënë fillimisht Neville për mediat angleze.

“Manuel Neuer është portier i klasit botëror. Por, sipas meje, De Gea është më i miri”, përfundoi ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Unitedit.

Ndryshe, De Gea këtë sezon është duke pasur paraqitje brilante me ‘Djajtë e Kuq’, duke pranuar vetëm 22 gola në 26 ndeshje. /Telegrafi/