Neville propozoi një rregull që do të ndryshonte futbollin përgjithmonë, nëse aprovohet do të ishte revolucion
Futbollisti legjendar i Manchester United, tashmë analist i ngjarjeve të futbollit, Gary Neville, propozoi ndryshime që do të ndryshonin përgjithmonë fytyrën e këtij sporti. Eksperti i Sky Sports zbuloi se si do të ndryshonte futbollin kur ishte duke biseduar me Ian Wright, Jamie Carragher dhe Roy Keane. Neville u pyet se çfarë do të bënte për ta bërë futbollin 100 për qind më të mirë.Përgjigja e ish-mbrojtësit të Manchester United u bë objekt debati në rrjetet sociale dhe shumë ishin dakord me të. Neville propozoi që në futboll çdo ndeshje e barabartë të vendoset me penallti.
Roy Keane nuk u pajtua me këtë propozim dhe tha se kjo ide ishte "amerikanizuar".Interesant është fakti se gjithçka nuk është aq e pakuptimtë në këtë histori dhe kjo vërtetohet nga fakti se në ndeshjet e ligave të ulëta angleze dhe në Trofeun EFL, ndeshjet përfundojnë në këtë mënyrë. /Telegrafi/


