Please enter at least 3 characters.

Netta: Do të vazhdoj të konkurroj me veten derisa të vdes

2018/05/Netta-2.jpg
215:"LISBON, PORTUGAL - MAY 12: Netta Barzilai (C) representing Israel, wins the Grand Final of the 2018 Eurovision Song Contest at Altice Arena on May 12, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Pedro Gomes/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Izraelit, Netta Barzilai, e ka fituar edicionin e 63-të të Eurovisionit, ku triumfoi me këngën "Toy".

Në Festivalin Evropian të Këngës që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë, ajo la prapa këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira, e cila në garën evropiane të këngës përfaqësoi Qipron.

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, u tregua edhe një herë se në Eurovision mbështeten personat që janë ndryshe nga të tjerët.

Në një intervistë për BBC News, Netta ka thënë se ka kuptuar se është ndryshe nga të tjerët për shkak të peshës së saj dhe se të qenit ndryshe nuk pranohet me lehtësi nga shoqëria.

Sidoqoftë, ajo arriti ta fitonte trofeun dhe në momentin e fitores i tha publikut: "Faleminderit që e zgjodhët të ndryshmen".

(Foto: Getty Images)

Favoritë për ta fituar Eurovisionin, para Izraelit, ishin përmendur Qiproja, Franca, Irlanda dhe Italia - por në fund ndodhi ndryshe, pasi publiku kishte vendosur për Nettan.

Këngëtarja shqiptare fitoi në total 436 pikë (duke përfshirë edhe votat e jurisë edhe ato të publikut), derisa izraelitja mori në total 529 pikë.

25-vjeçarja ka thënë se nuk ka qenë në garë me Elenin, por në këtë festival e ka sfiduar vetveten dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

"Do të vazhdoj të konkurroj me veten derisa të vdes", ka thënë ajo pas fitores. /Telegrafi/