Please enter at least 3 characters.

Netflix bleu filmin e ri kauboj të Idris Elbas

2020/10/122862869_646676472692489_2725790562919749962_n.jpg

Idris Elba është ndër personazhet kryesore të filmit "Concrete Cowboy".

Filmi më i ri i aktorit do të shfaqet për përdoruesit e Netflixit në vitin 2021, shkruan Variety.

Ai u shfaq premierë në Toronto Film Festival në muajin shtator, pas së cilës u ble nga Netflix.

Komploti i filmit ndjek 15-vjeçarin Cole (Caleb McLaughlin), i cili zbulon botën magjike të kalërimit kur nëna e tij e dërgon atë të jetojë me babanë e tij në Filadelfia.

Në film interpretojnë gjithashtu edhe Jharrel Jerome, Lorraine Toussaint, Byron Bowers dhe Clifford Smith.

Filmi është bazuar në librin "Ghetto Cowboy" të shkruar nga Gregory Neri. /Telegrafi/