Please enter at least 3 characters.

Netanyahu thotë se do të "tregojë të vërtetën e Izraelit" nesër në Nju Jork

Nesër Benjamin Netanyahu do t'u drejtohet udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku thotë se do të "tregojë të vërtetën tonë".

Duke folur në Aeroportin Ndërkombëtar Ben-Gurion para se të niset për në SHBA, kryeministri izraelit tha se do të dënojë gjithashtu udhëheqësit e vendeve që kanë njohur shtetësinë palestineze këtë javë, transmeton Telegrafi.

"Tani po nisem, me gruan time, për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe Uashington. Në OKB, do të tregoj të vërtetën tonë - qytetarët e Izraelit, të vërtetën e ushtarëve të IDF-së, të shtetit tonë”, shtoi ai.

"Do t'i dënoj ata udhëheqës që, në vend që të dënojnë vrasësit, përdhunuesit dhe djegësit e fëmijëve, duan t'u japin atyre një shtet në zemër të Izraelit. Kjo nuk do të ndodhë”, theksoi ndër tjera kryeministri izraelit.

Ai shtoi se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, për të "diskutuar me të mundësitë e mëdha që kanë sjellë fitoret tona dhe nevojën tonë për të përmbushur objektivat e luftës". /Telegrafi/