Netanyahu diagnostikohet me kancer në fazë të hershme
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua në heshtje trajtimit për kancerin e prostatës, njoftoi vetë ai, ndërsa publikoi rezultatet e ekzaminimit të tij vjetor mjekësor.
Netanyahu, 76 vjeç, tha se e vonoi publikimin e raportit të tij vjetor mjekësor - i cili zbuloi se ai ishte diagnostikuar me kancer për herë të parë - me dy muaj në mënyrë që të mos përdorej si propagandë nga Irani.
Udhëheqësi me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit iu nënshtrua një operacioni për në dhjetor 2024, një operacion që Zyra e Kryeministrit e bëri të ditur publikisht në atë kohë.
Në kontrollin e fundit pas operacionit, Netanyahu deklaroi se mjekët zbuluan një tumor malinj në prostatën e tij me madhësi më të vogël se një centimetër.
היום התפרסם הדו״ח הרפואי השנתי שלי.
ביקשתי לעכב את פרסומו בחודשיים כדי שהוא לא יפורסם בשיא המלחמה על מנת שלא לאפשר למשטר הטרור באיראן להפיץ עוד תעמולת כזב נגד ישראל.
אני מבקש לשתף אתכם בשלושה דברים:
1 - ברוך השם, אני בריא.
2 - אני בכושר גופני מצויין.
3 - הייתה לי בעיה…
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) April 24, 2026
Zyra e Kryeministrit publikoi gjithashtu dy letra nga mjekët e tij për të shoqëruar zbulimin.
Ai nuk thotë se kur ka qenë kontrolli i fundit, por një burim izraelit i njohur me çështjen i tha CNN se kanceri u diagnostikua disa muaj më parë.
Ndryshe, Netanyahu filloi t'i nënshtrohej radioterapisë rreth dy muaj e gjysmë më parë, sipas burimit, dhe e kishte përfunduar së fundmi trajtimin.
Lideri izraelit thotë se mori vendimin për t'iu nënshtruar radioterapisë dhe "njolla u zhduk plotësisht".
“Falë Zotit, jam mirë”, shkroi ai në X.
“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht”, shtoi ai. /Telegrafi/


