Please enter at least 3 characters.

Nesër në Vushtrri do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm, shkak punimet në sheshin "Adem Jashari"

2024/09/vushtrria-scaled-1-600x360-1.jpg

Nesër në qytetin e Vushtrrisë do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm, nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna e Vushtrrisë, kjo për shkak të punimeve në sheshin “Adem Jashari”, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

“Komuna e Vushtrrisë njofton të gjithë banorët e qendrës së qytetit që për shkak të punimeve në sheshin "Adem Jashari", nesër (15.10.2024) nga ora 08:00-17:00 do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm. Komuna e Vushtrrisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/