Please enter at least 3 characters.

Nesër në Gjilan fillon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”

2018/04/2018_04_05_Nesër-në-Gjilan-fillon-aktiviteti-Ditët-e-Kuvendit-e1522938122528.jpg

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i parë publik do të organizohet në Gjilan, të premten, më 6 prill 2018, në Teatrin e Qytetit, duke filluar në orën 14:00.

Nga Kuvendi i Kosovës do të marrin pjesë deputetët: Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Ahmet Isufi dhe Milaim Zeka. ​