Please enter at least 3 characters.

Nesër bëhet inaugurimi i Shtëpisë së të Moshuarve "Jetimat e Ballkanit" në Suharekë

2020/12/125564918_5351761378182571_6701001354336565725_o-780x439-1.jpg

Drejtuesi i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se nesër do të bëhet inaugurimi i Shtëpisë së të Moshuarve në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Kastrati ka thënë se inagurimi do të bëhet nga ora 14:00, transmeton Telegrafi.

"Për shkak të pandemisë numri i të ftuarve do të jetë i limituar.  Si rezultat i kësaj u kërkoj falje shumë dashamirëve që nuk kemi pasur mundësi t'i ftojmë. Ceremonia do të transmetohet online. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë", ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshe, Kastrati më herët ka njoftuar se për të aplikuar për Shtëpinë e të Moshuarve duhet plotësuar disa kushte: Të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, të jetë në moshë mbi 55 vjeç, të mos ketë pasardhës etj. /Telegrafi/