“Nëse qaj, atëherë kërkoj falje, por emocionohem kur flas për të” - Guardiola përballë Baggios flet për kohën e kaluar te Brescia
13/10/2024
Pep Guardiola foli në televizionin italian për përvojat e tij në Brescia dhe bashkëlojtarin e tij, Roberto Baggio. Trajneri flet ende rrjedhshëm italisht pasi luajti për klube si Roma dhe Brescia, si dhe miqtë që ka bërë dhe vazhdon të jetë në kontakt me ta.Në kohën e kaluar në Brescia nga 2001 deri në 2003, për shok skuadre kishte Baggion, por edhe yllin shqiptar Igli Tare.Baggio ishte i pranishëm po ashtu në shfaqjen televizive Che Tempo Che Fa, ku mori komplimentet nga Guardiola.
“Unë mendoj se ai fitoi admirimin e të gjithëve në mbarë botën, jo vetëm për talentin e tij si lojtar, por edhe për pjesën tjetër. Nuk ka askund në Itali që nuk e do Baggio, është thjesht e pamundur”, deklaroi Guradiola. /Telegrafi/


