Please enter at least 3 characters.

Nëse ndodh kjo, Barcelona shpallet kampione të dielën – skenar që e “djeg” Realin

Barcelona është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit në La Liga, pasi ka rritur diferencën ndaj Real Madridit.

Katalanasit aktualisht kanë një epërsi prej 11 pikësh në krye të tabelës, duke u vendosur në një pozicion shumë komod me vetëm pak ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Sipas raportimeve, titulli mund të vendoset që të dielën e ardhshme. Nëse Barcelona fiton ndaj Osasunës në udhëtim, ndërsa Real Madridi nuk arrin të fitojë kundër RCD Espanyolit, atëherë diferenca do të bëhej matematikisht e pakapërcyeshme.

Në një skenar të tillë, Barcelona do të ishte 13 ose 14 pikë përpara me vetëm 12 pikë të mbetura në lojë, çka do ta shpallte zyrtarisht kampione.

Megjithatë, ekipi i Hansi Flick ka edhe rrugë të tjera për ta siguruar titullin, përfshirë edhe mundësinë që një barazim në “El Clasico” t’i mjaftojë, nëse diferenca aktuale ruhet.

Në anën tjetër, Real Madridi po humb gjithnjë e më shumë hapësirë për gabime dhe i duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat, sado të vogla, për ta rikthyer garën./Telegrafi/