Please enter at least 3 characters.

Nëse jeni duhanpirës dhe keni tension të lartë të gjakut kushtoni kujdes kësaj dhimbjeje

2023/10/couple-smoking-123.jpg

Mendoni që kjo është vetëm migrena, në të vërtetë është diçka shumë më e rrezikshme

Nëse vuani rregullisht nga migrena mbase nuk do të mund t’i dalloni simptomat e sulmit në tru.

Shumica e njerëzve për këtë as që mendojnë, mirëpo është shumë me rëndësi të bëhet dallimi midis migrenës dhe sulmit në tru.

Sulmi në tru ndodh kur në murin e enëve të gjakut në tru shfaqen aneurizma, për shkak të dobësisë së vetë enës së gjakut, transmeton Telegrafi.

Nëse ndodh pëlcitja e tij shkaktohet rrjedhje e gjakut në tru e cila bën dëmtimin e trurit dhe mund të jetë fatale. Dr. Howard A. Riina, neurokirurg, thotë që kjo është dhembja më e madhe e kokës të cilën dikush në jetë ka pasur.

lexo po astu

Kjo është dhembje shumë e madhe, specifike, sikur do t’ju ndodh një sulm më i fuqishëm në kokë të cilin mund ta imagjinoni.

Kjo dhembje e kokës është plotësisht ndryshe nga ato të cilat i keni pasur dhe ky është dallimi nga migrena. Për të qenë të sigurt, provoni këtë teknikë të cilën e aplikoni kur ju sulmon migrena.

Nëse dhembja pushon, shkoni menjëherë te mjeku. /Telegrafi/