Nëntë vjet pa humbje
Portugezi humbjen e fundit e ka pësuar si trajner i Portos në Do Dragao nga Beira Mar me rezultat 3-2 dhe që nga ajo kohë, The Special One ka 147 ndeshje pa pësuar humbje, duke përfshirë këtu periudhat e qëndrimit te Chelsea, Interi dhe tani te Real Madridi.
Në këto ndeshje, ekipet e tij kanë shënuar 122 fitore dhe 25 barazime, duke shënuar 331 gola dhe duke pranuar vetëm 87, ndërsa për shtatë muajt e fundit te Real Madridi, ai ka rekord të pastër pa pësuar humbje në të gjitha garat.
Levante është kundërshtari i radhës i Jose Mourinhos, të cilën e mposhti në Copa del Rey me rezultat 8-0. Mourinhos i duhen edhe dy ndeshje, ndaj Herculesit dhe Malagas për të arritur shifrën e 150 ndeshjeve pa humbje. Megjithatë, fare pranë është el Classico i dytë në La Liga më 16 apo 17 prill, i cili zhvillohet në Bernabeu, ku do të vërtetohen edhe njëherë kredencialet prej strategu të portugezit të jashtëzakonshëm.
Ecuria e The Special One
Ndeshje | Fitore | Barazime | Humbje | |
Porto | 38 | 36 | 2 | 0 |
Chelsea | 60 | 46 | 14 | 0 |
Inter | 38 | 29 | 9 | 0 |
Real Madrid | 11 | 11 | 0 | 0 |
/Telegrafi/


