Please enter at least 3 characters.

Nënkryetarja Osmani takohet me ambasadoren Barishiç

2019/11/20191108_LDK.jpg

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiç.

Ambasadorja Barishiç uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Osmani, duke uruar Ambasadoren Barishiç për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci.

Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues. /Telegrafi/