Please enter at least 3 characters.

Nëna e Lady Gagas rrëfen për depresionin e vajzës së saj

2019/10/LadyGagabardh-1-e1571985686875.jpg
237:"SANTA MONICA, CALIFORNIA - SEPTEMBER 16: Lady Gaga attends Lady Gaga Celebrates the Launch of Haus Laboratories at Barker Hangar on September 16, 2019 in Santa Monica, California. (Photo by Presley Ann/Getty Images for Haus Laboratories)
32:"Getty Images for Haus Laboratori

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, është përfolur shumë për shëndetin mendor. Ajo i frymëzoi fansat me rrugëtimin e saj që nga fëmijëria, kur ngacmohej nga bashkëmoshatarët e deri kur u shndërrua në yllin me famë botërore dhe në fituesen e çmimeve të shumta.

Në fillimin e betejës së saj me ankthin dhe depresionin, ajo ishte thjesht një fëmijë i zakonshëm që kishte nevojë për nënën e saj.

“Si prind nuk isha e gatshme ta përballoja këtë. Ajo kaloi kohë të vështira, e poshtëruar, përhumbur, e izoluar. Nga një vajzë e re e lumtur dhe frymëzuese u shndërrua në dikë që filloi të vinte në dyshim vlerësimin për veten”, ka deklaruar nëna e Gagas, Cynthia Germanotta, për programin televiziv CBS This Morning.

Lady Gaga (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2012, këngëtarja së bashku me të ëmën bashkë themeluan fondacionin “Born This Way” që ua jep mundësinë të rinjve të praktikojnë shëndetin mendor dhe emocional.

Germanotta u siguron të tjerëve mjete dhe këshilla për të ndihmuar të dashurit e tyre që vuajnë si vajza e saj dikur, përcjell Atsh.

Të gjithë të ftuarit në program vendosën fjongo me ngjyrë të gjelbër, në shenjë solidariteti për të dërguar mesazhin se "është normale të mos jesh mirë”. /KP/