Please enter at least 3 characters.

Nëna e fëmijës së Tekashi 6ix9ine thotë se ai nuk i ka dhënë para prej se u lirua nga burgu

2020/05/GettyImages-1021309802-e1589728610143.jpg
307:"HOUSTON, TX - AUGUST 22: Rapper Tekashi69, real name Daniel Hernandez and also known as 6ix9ine, Tekashi 6ix9ine, Tekashi 69, leaves after his arraignment on assault charges in County Criminal Court #1 at the Harris County Courthouse on August 22, 2018 in Houston, Texas. (Photo by Bob Levey/Getty Images)
12:"Getty Images

Rep-artisti amerikan, Tekashi 6ix9ine, ka qenë i arrestuar për disa vepra penale, ndërsa tani atij i është ofruar të mbajë burg shtëpiak.

Ai kishte përdorur si arsyetim problemet që ka me astmë për të dalë nga burgu, pasi frikësohej se mund të infektohej me COVID-19, shkruan Mirror.

Layna, e cila pretendon të ketë një fëmijë me reperin, tregon se ai i premtoi se do ta ndihmonte atë me para kur u lirua nga burgu.

(Foto: NY Daily News via Getty Images)

Gruaja, e njohur vetëm si Layna, i tha faqes amerikane The Shade Room se Tekashi i kishte premtuar se do të siguronte që ajo "të ishte mirë" kur biseduan në telefon gjatë burgosjes së tij.

Por edhe pse 24-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u la i lirë në prill, Layna thotë se ajo nuk ka arritur të shohë asnjë ndihmë për fëmijën që ajo pretendon se është i tij. /Telegrafi/