Please enter at least 3 characters.

Nën ritmet e hitit të saj "Your Song", Rita prezanton koleksionin e të brendshmeve (Foto/Video)

2017/10/RitaOra-fk-1.jpg

Duke qenë ambasadore e brendit Tezenis, Rita Ora ka ardhur me një koleksion të të brendshmeve duke lënë mbresa te fansat e saj, si edhe te klientet e kompanisë.

Ajo ka bërë një xhirim reklamues nën ritmet e hitit të saj, "Your Song", ndërkohë që në faqen e Tezenis janë postuar disa imazhe që e shfaqin Ritën joshëse dhe atraktive.

(uk.tezenis.com)

"Jam shumë e entuziazmuar që e kam përfshirë muzikën time së bashku me punën me familjen  mahnitshme të Tezenis!".

"E falënderoj gjithë ekipin që gjithmonë i ndan këto momente me mua", ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Dhe natyrisht, në këtë xhirim, 26-vjeçarja duket e mrekullueshme dhe atraktive me veshjet Tezenis.

Ditë më parë, shqiptarja e famshme publikoi një fotografi paralajmëruese, në të cilën pozonte e shtrirë dhe shumë joshëse me të brendshme.

Ndërkohë që kënga e saj, "Your Song", është duke arritur sukses të madh që nga dita e parë e publikimit.

Rita fillimisht e publikoi versionin audio në YouTube që është dëgjuar mbi 44 milionë herë, ndërsa pastaj e postoi me videoklip që numëron mbi 18 milionë shikime të tjera në faqen e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/