Please enter at least 3 characters.

Nejnski: Bullgaria dëshiron ta shohë Maqedoninë në BE, por vetëm nëse përmbushen të drejtat e komunitetit bullgar

2022/02/maqedoni-bullgari.jpg

Ish-ministrja e Jashtme bullgare, Nadezhda Nejnski, tha se Bullgaria është e interesuar që Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por, siç thotë ajo, vetëm nëse përmbushet kushti i respektimit të të drejtave të komunitetit bullgar në vend.

Siç raportohet nga mediat bullgare, Nejnski beson se politikanët e Maqedonisë po humbasin kohën e popullit të tyre.
“Populli i Republikës së Maqedonisë po përpiqet të bëhet pjesë e BE-së, dhe në fakt lojërat politike të qeverisë po i humbasin kohën”, shtoi ajo.

Ajo theksoi shprehimisht se "në fund të fundit, secili vend vendos vetë" dhe kujtoi se marrëdhëniet e Maqedonisë nuk janë më me Bullgarinë, por me BE-në, ku aspirojmë të jemi anëtare.

Kjo deklaratë vjen përpara takimit të paralajmëruar për sot midis Ministrit të Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski dhe homologes së tij bullgare Vesislava Petrova-Chamova në Helsingborg. Mucunski dhe Petrova-Chamova janë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Suedi./Telegrafi/