Please enter at least 3 characters.

Nedim Bajrami shënon super gol në portën e Hellas Veronas, Empoli i tij kalon tutje në Kupën e Italisë

2021/12/e9adfc92cae5d9b8caa026d52602dcfd.jpg

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami po vazhdon të tregojë vlerat e tij te Empoli, ndërsa sot ka shënuar një gol spektakolar në ndeshje ndaj Veronës në Kupën e Italisë.

Ndeshja i takoi fillimisht Empolit, por që në fundin e saj u bë shumë interesante, pasi u mbyll 4-3.

Te Empoli nga minuta e parë startuan Samir Ujkani, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, ndërsa në bankë ishte Ardian Ismajli.

Bajrami shënoi në minutën e 74-të të ndeshje një gol mjaft të bukur me një goditje nga jashtë zonës.

Ujkani dhe Asllani luajtën për 90 minuta, ndërsa Bajrami u zëvendësua në minutën e 87-të.

Empoli në 1/8 do të luajë kundër Interit. /Telegrafi/