Please enter at least 3 characters.

Në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative, Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

2024/09/Presidentja-ne-takimin-vjetor-ne-New-York-te-Clinton-Global-Initiative_1.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se “Gratë në vijë të parë" ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.

"Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë", ka shkruar Osmani. /Telegrafi/