Në Shqipëri mot me diell, temperaturat deri në 36 gradë
11/06/2025
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të mërkurën Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
ShMU njofton se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësira të pakta në lindje dhe juglindje aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë maleve në orët e pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 gradë Celsius deri në 20 gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 17 gradë deri në 36 gradë Celsius.
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s
Deti - Valëzimi i forcës 1 deri në 2 ballë. /Telegrafi/


