Please enter at least 3 characters.

Në rast largimit të Mbappes, PSG do ta zëvendësojë me brazilianin Neres

2019/04/GettyImages-1016750794.jpg
324:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - AUGUST 14: David Neres of Ajax celebrates scoring his teams third goal of the game during the UEFA Champions League third round qualifying match between Ajax and Royal Standard de Liege at Johan Cruyff Arena on August 14, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kylian Mbappe është duke shkëlqyer me fanellën e Paris Saint Germain.

Kampioni i Botës mund të largohet në fund të sezonit në drejtim të Real Madridit.

Los Blancos e kanë si objektiv kryesor transferimin e Mbappes këtë verë në Santiago Bernabeu.

Kampionët aktual të Evropës janë të gatshëm të paguajnë 280 milionë euro vetem e vetëm t'ia plotësojnë dëshirën trajnerit Zidane që don ta ketë Mbappen në skuadër.

David Neres. (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

E duket se për largimin e Mbappes po bëhet gati edhe Paris Saint Germain.

Gjiganti francez tanimë ka gjetur zëvendësimin e Mbappes në rast largimi.

PSG ka filluar tanimë bisedimet me gjigantin holandez Ajaxin për sulmuesin brazilian David Neres.

Ajax i ka konfirmuar parisienëve se çmimi i yllit të tyre është 65 milionë euro, para që nuk janë problem për liderin aktual të Ligie 1. /Telegrafi/