Please enter at least 3 characters.

Në Prizren, kryendeshja e javës së parë

2016/01/f.1005121448955_210.jpg

Ndeshja kryesore e javës së parë të ETC Superligës së Kosovës zhvillohet nesër në Prizren ku ballafaqohen rivalët e vjetër Bashkimi e Peja, dy skuadra që në edicionin e kaluar ishin rival të mëdhenj, e që e mëtojnë titullin e kampionit edhe kësaj radhe.

Derisa Peja ka zhvilluar disa ndeshje kontrolluese dhe Superkupën kundër Sigal Prishtinës, në të cilën ka dëshmuar cilësi, kjo nuk mund të thuhet për Bashkimin, skuadër e cila deri vonë kishte telashe me fillimin e përgatitjeve .

“Për dallim nga Peja e cila ka nisur përgatitjet më herët, ne i kemi nisur më vonë, por kemi punuar mjaft gjatë kësaj kohe. Peja është favorite, por ne nuk dorëzohemi, aq më parë kur luajmë para tifozëve tanë që janë lojtari i gjashtë për ne”, tha basketbollisti me përvojë i Bashkimit, Valentin Spaqi.

Kuptohet se optimizmi nuk mungon në radhët e Pejës, e cila pret që serinë e ndeshjeve të vështira ta nis me fitore.

“Ndeshjet kontrolluese kanë dëshmuar se jemi përgatitur mjaft mirë. Sidomos ndeshja me Tivatin ishte cilësore pasi përmirësuam lëshimet e bëra në Superkupë. Kemi ekip më cilësor se Bashkimi kështu që pres fitore në Prizren”, tha përforcimi i Pejës, Drilon Hajrizi.

Sa i përket ndeshjeve tjera, Sigal Prishtina nuk do të duhej të ketë fare telashe në duel me Dritën, pasi është e qartë se cilësia është në anën e saj, përkundër faktit se edhe skuadra gjilanase ka angazhuar disa basketbollistë amerikanë. Ndërkohë, Trepça në duel me Kastriotin dhe RTV 21 në duel me Besën, llogariten si favorite, ndonëse nuk ka shumë njohuri për cilësinë e skuadrave rivale. /Zëri/Telegrafi/


ETC Superliga - java 1

E shtunë

Pejë: Besa – RTV 21 (19:00)

E diele

Prizren: Bashkimi – Peja (19:00)
Prishtinë: Sigal Prishtina – Drita (18:00)
Ferizaj: Kastrioti – Trepça (19:00)