Please enter at least 3 characters.

Në pritje të fëmijës së parë, Ana Ejupi tregon barkun e rrumbullakosur

Ana Ejupi po përjeton një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj, teksa është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar së fundmi disa fotografi nga java e 18-të e shtatzënisë.

Në imazhe, Ana shfaqet me barkun tashmë të rrumbullakosur, ndërsa krahas tyre ka shkruar thjesht “18 javë”, duke dokumentuar një tjetër moment të veçantë të pritjes së ëmbël.

Ana dhe Kevin Edmond konfirmuan në korrik se do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti e ndau lajmin përmes një fotosesioni të përbashkët, të shoqëruar me mesazhin “Nga dy zemra në tre”.

Historia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ku u njohën dhe krijuan një afërsi që vazhdoi edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality show.

Deri më tani, Ana dhe Kevini nuk kanë bërë të ditur nëse janë në pritje të një vajze apo një djali, duke e mbajtur ende të fshehtë gjininë e bebit. /Telegrafi/