Please enter at least 3 characters.

Në Prishtinë vazhdon renovimi i objektit ish-Gërmia

2024/11/465410332_861431319486714_1831602550348741239_n.jpg

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po vazhdon renovimi i objektit ikonik, ish-Gërmia.

Rama thotë se pas transformimit të kësaj hapësire, do të ofrohen mundësi për të gjithë artistët, transmeton Telegrafi.

"Transformimi i një hapësire të braktisur në një ambient për artin bashkëkohor jo vetëm që ngrit imazhin e vendit, por gjithashtu ofron mundësi për artistët që të shprehin artin e tyre dhe të krijojnë lidhje me publikun. Duke mbështetur artistët vendorë dhe ndërkombëtarë, krijohet një dialog kulturor i pasur që kontribon në zhvillimin e skenës artistike të kryeqytetit", ka pohuar Rama./Telegrafi/