Please enter at least 3 characters.

Në portin e Bejrutit gjenden edhe 20 kontejnerë me kimikate të rrezikshme, njëri prej tyre po rrjedh

2020/08/AP20223523970266.jpg
355:"French emergency workers, part of a special unit working with chemicals, walk next to damaged containers near the site of last week's explosion, in the port of Beirut, Lebanon, Monday, Aug. 10, 2020. The unit is identifying potential leaks and securing an area where containers with flammable liquids have been damaged by the blast. (AP Photo/Felipe Dana)
2:"AP

Ekspertët në Liban dhe zjarrfikësit po punojnë për të siguruar të paktën 20 kontejnerë me kimikate potencialisht të rrezikshme në portin ku ndodhi një shpërthim javën e kaluar, njëri prej tyre thuhet se po rrjedh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa prej kontejnerëve shpërthyen javën e kaluar kur ndodhi edhe incidenti në portin e Bejrutit, tha Lt Anthony, një ekspert francez i cili nuk ishte i autorizuar të identifikohej me emrin e tij të plotë, për shkak të politikës së qeverisë.

Ekspertët kimikë francezë dhe italianë që janë duke e monitoruar situatën aktuale të portit, kanë identifikuar deri më tani më shumë se 20 kontejnerë që përmbajnë kimikate të rrezikshme, theksoi Anthony.

“Ne kemi identifikuar kontejnerët që sipas karakterit kimikë ato janë të rrezikshme”, u shpreh ai, duke shtuar se njëri prej objekteve ishte duke rrjedhur.

Ndërkohë, ekspertët po punojnë me autoritetet libaneze që t’i monitorojnë të gjitha kontejnerët si dhe t’i analizojnë edhe cilësitë e tyre, sipas ekspertit francez. /Telegrafi/