Please enter at least 3 characters.

Në përvjetorin e 57-të të lindjes, Dani përkujton bashkëshorten e ndjerë: Faleminderit për çdo gjë që bërë për mua dhe fëmijët

2023/05/collage-5-1-scaled.jpg

Ramadan Krasniqi - Dani vazhdon të jetë një nga zërat më të dashur e më të pëlqyer të estradës.

Ai numëron vite të shumta në skenë e estradë dhe deri më tani ka sjell hite të shumta.

I njëjti herë pas herë ndan postime të ndryshme edhe në rrjete sociale, aty ku ndiqet nga miqtë e fansat.

Këngëtari i mirënjohur së fundmi ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë në atë që do të ishte 57 vjetori i saj i lindjes.

“Sot do t’i mbushje 57 vjet. Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bërë për mua dhe fëmijët”, kanë qenë fjalët e artistit pejan.

Foto: Screenshot/Facebook

Dani theksojmë se e ka humbur bashkëshorten në një moshë mjaft të re nga sëmundja e kancerit.

Bashkë gjithashtu kanë tri vajza dhe një djalë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube