Please enter at least 3 characters.

Në një veturë të braktisur gjendet pa shenja jete një person në Prizren

2023/09/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Në një veturë të braktisur është gjetur një person pa shenja jete i shtrirë përmbys afër derës së shoferit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:40 në fshatin Zojz, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport. /Telegrafi/