Në një protestë në Angli u arrestua edhe një burrë i veshur si Babadimër
02/12/2025
Një burrë i veshur si Babadimër u arrestua gjatë një proteste në qendër të Norwich të Anglisë.
Ai u mor duke u tërhequr zvarrë nga policia - mes reagimeve të kalimtarëve të habitur.
Norfolk Police njoftoi se dhjetë persona u arrestuan për mbajtjen e pankartave pro Palestine Action, organizatë e ndaluar nga qeveria britanike.
Pankartat mbanin mesazhe kundër genocidit dhe në mbështetje të grupit.
Organizatorët e protestës, Defend Our Juries, kritikuan vendimin për ta shpallur Palestine Action të jashtëligjshme.
Sipas tyre, ky është një sulm ndaj të drejtës për protestë dhe lirisë së fjalës. /Telegrafi/


