")
Please enter at least 3 characters.

Në një pjesë të marketeve në Maqedoni nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë

2023/03/buka-rafte.png

Në një pjesë të marketeve sot në mëngjes nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh.

Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve.

Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë, vendim ky i cili u mirëprit nga qytetarët.

Ndryshe, Qeveria ka shfuqizuar vendimin për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte të ushqimeve bazë.