Në Moskë vritet njeriu që modernizoi raketat ruse – u eliminua nga operativët e inteligjencës ukrainase
Operativët e inteligjencës ukrainase kanë marrë përgjegjësinë për “eliminimin” e shkencëtarit rus – përgjegjës për modernizimin e raketave ruse, duke i bërë ato akoma më vdekjeprurëse.
Pamjet e shpërndara në X, shfaq pasojat e sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Mikhail Shatsky në Moskë, transmeton Telegrafi.
Një video e shkurtër shfaq personelin e forenzikës në skenën e krimit, kurse gazetari ukrainas Alexander Nevorov i është referuar kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, me një mesazh të shkurtër: “Budanov i ka duart e gjata”.
‼️ BREAKING: A top official who was engaged in modernization of cruise missiles has been eliminated in Moscow
Mikhail Shatsky, the Deputy Chief Designer of the KB "Mars" design bureau and Head of the Software Department, was killed in Moscow. He was involved in modernizing Kh-59… pic.twitter.com/7DNezaoQoS
— NEXTA (@nexta_tv) December 12, 2024
“Me gjasë të gjithë të përfshirët në gjenocidin kundër ukrainasve nuk do të vdesin nga shkaqet natyrale”, shtoi gazetari ukrainas.
Forcat e GUR-it në Moskë eliminuan një kriminel – zëvendësdrejtorin e dizajnit – kreun e departamentit të softuerëve të Mars, Mikail Shatsky, kështu të paktën pretendon gazetari ukrainas.
Ai ishte i përfshirë në avancimin e raketave X-59 duke i çuar në nivelin X-69, që kanë marrë mijëra jetë të ukrainasve të pafajshëm. /Telegrafi/


