Please enter at least 3 characters.

Në Maqedoni ndalohet përkohësisht gjuetia e shpezëve të egra

2017/01/Gjuetari.jpg

Pas njoftimeve për praninë e gripit të shpezëve në Maqedoni, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, bazuar në Nenin 16, paragrafi 4 të Ligjit për gjueti, ka sjellë vendim për ndalimin e gjuetisë së shpezëve të egra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria bën të ditur se ndalesa është e përkohshme dhe zbatohet në tërë territorin e vendit, për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit. Ndalesa ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të zgjatë deri në tërheqjen e të njëjtit./Telegrafi/