Please enter at least 3 characters.

Në magjistralen Pejë-Prishtinë digjet një veturë, policia jep detajet

2020/01/Screenshot_3.png

Rreth orës 20:30, në rrugën drejtimi Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Korroticë të Lartë është djegur një veturë.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, Policia e Kosovës, e cila ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar.

Ndërkohë, lexues të Telegrafit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/