Në Kinë duhet të shikosh reklama për të marrë letër higjienike në tualetet publike
Videot që paraqesin shpërndarës inteligjentë të letrës higjienike që kërkojnë që njerëzit të shikojnë reklama të shkurtra për të marrë shirita letre higjienike në tualetet publike, janë bërë virale në Kinë.
Që kur filloi era e re e lulëzimit të turizmit kombëtar, Kina ka eksperimentuar me mënyra të zgjuara për të parandaluar mbeturinat e letrës higjienike, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2017, mediat ndërkombëtare raportuan futjen e skanerëve të fytyrës të lidhur me shpërndarësit e letrës higjienike që ofronin vetëm një shirit letre 60 cm të gjatë për skanim, ose çdo nëntë minuta.
U raportua se sistemi u zbatua në vende të njohura turistike, ku njerëzit merrnin sa më shumë letër higjienike të ishte e mundur nga frika se mos gjenin asnjë kur të ktheheshin më vonë.
Teknologjia e inteligjencës artificiale u prezantua në vitin 2019, kur shpërndarësit e letrës higjienike filluan të shpërndanin shirita letre një herë në 10 minuta për përdorues individual.
Por tani, teknologjia ka evoluar edhe më shumë me shpërndarësit e letrës higjienike, që luajnë reklama për të lëshuar shirita të shkurtër letre.
Javën e kaluar, një video e shkurtër që u bë shpejt viral në faqen e saj në Facebook, shfaq një grua të re në një tualet publik që skanon një kod QR me telefonin e saj dhe më pas shikon një reklamë në pajisjen e saj të dorës për të aktivizuar lëshimin e një shiriti letre higjienike nga një shpërndarës.
Sipas medias, përdoruesit kanë mundësinë të shikojnë një reklamë në telefonat e tyre ose të paguajnë 0.5 juanë (0.07 dollarë) për çdo shirit letre higjienike që u nevojitet. /Telegrafi/
Cyberpunk Reality in #China: Toilet Paper Now Costs Money
In some public restrooms in China, toilet paper is no longer free.
For a small piece of paper, you now have to pay around 6 rubles — or watch an ad on a screen to get it.
A true glimpse of a futuristic, cashless society… pic.twitter.com/HMm2v0LyTA
— WORLD INSIGHT (@WORLDINSIGHTCH) September 8, 2025


