Në institucionet arsimore parauniveristare vendosen kutitë e ankesave
11/02/2019
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.
Për zbatimin e këtij vendimi, ministri Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare - minimumi 1 vit.
Këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar. /Telegrafi/


