Në Gjirokastër, lopa lind viçin me dy koka (Foto)
8:"Opinion1
06/03/2016
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjirokastër, në fshatin Bulo.
Një lopë ka lindur një viç me dy koka, ngjarje e rrallë e cila i ka ndodhur lopës së Arben Kamos. Për shkak të sforcimeve të shumta, fatkeqësisht lopa ngordhi pasi e kishte të pamundur ta lindte viçin në mënyrë natyrale.
Megjithatë, çudia ndodhi kur të pranishmit e therën lopën. Ata u habitën nga ajo çfarë panë në barkun e saj: një viç me dy koka!
Mendohet se kjo ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes së lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara.


