Please enter at least 3 characters.

Në Gjilan konfiskohen 550 euro false

2020/10/500-euro-note-is-being-phased-out.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste në Gjilan janë konfiskuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në rastin e parë janë konfiskuar 500 euro kurse në rastin tjetër 50 euro.

Rastet sipas raportit: Gjilan 12.10.2020 - NN. Me datën 13.10.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.Gjilan 01.10.2020 - NN. Me datën 13.10.2020 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. /Telegrafi/